» Lindjet e parakohshme/ Shkencëtarët: ja bakteri i rrezikshëm që e shkakton

Lindjet e parakohshme/ Shkencëtarët: ja bakteri i rrezikshëm që e shkakton

Gratë shtatzëna të cilat janë më të rrezikuarat për të lindur para kohe mund të identifikohen në bazë të mikrobeve që gjenden në traktin e tyre riprodhues. Ekipi i shkencëtarëve ka kryer studime duke i analizuar mostrat e qindra grave shtatzëna.

Shkencëtarët, pas analizave dhe eksperimenteve të ndryshme, kanë konstatuar se ndryshimet në bakteret vagjinale mund të shpijnë në lindjen e parakohshme para javës së 37’të të shtatzënisë.

David Malcntyre, udhëheqësi i këtij studimi, ka treguar se këto zbulime janë mjaft të rëndësishme dhe shpjegon se gjysma e grave mund të kenë mikroorganizma vagjinalë të pabalancuara, dhe mund të kenë rol në shkaktimin e disa lindjeve të parakohshme.

Sipas hulumtuesve, kur nivelet e bakteres Lactobacillus bien dhe nivelet e baktereve tjera rriten, kjo mund të shpijë që një grua shtatzënë të lind më herët se ç’ka pritur.

Bakteria Lactobacillus kryesisht gjendet në sistemin e tretjes, në sistemin urinar dhe në atë gjenital të trupit./360grade.al


360grade.al


Kompleksimi i Opozitës dhe oksigjeni që mori prej saj kryeministri

Të tjera