» Një tjetër kryebashkiak pritet të arrestohet/ Salianji zbulon emrin…

Një tjetër kryebashkiak pritet të arrestohet/ Salianji zbulon emrin…

Një tjetër kryebashkiak pritet të arrestohet për ccështje javësh.

“Kjo fushatë do të karakterizohet me arrestime të bujshme. Ndjej keqardhje dhe për këtë rast PD do e ketë të vështirë të fitojë këtë bashki ne Lezhë për shkak të goditjes. Loja nuk do lihet vetëm me kreun e bashkisë së Lezhës, pasi sipas logjikës time dhe të dhënave shumë shpejt një kryetar i një bashkie të jugut të Shqipërisë do të arrestohet. Ai është në siglën e PS, por e ka humbur mbështetjen”, tha Curri .Ndërsa deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, theksoi se mund të jetë një kryebashkiak që Rama nuk i ka punët mirë dhe se mund të jetë vënë nga Koço Kokëdhima.

Salianji shkoi me tej dhe tha se e arrestuar mund të jetë kryebashkiakja e Sarandës, Floriana Koka.

“Padyshim që nëse ka një rast që do sulmojë Rama, do jetë ndonjë kundërshtar i jashtëm, ose i brendshëm, që mund ta ketë vënë Koço. Mund të jetë e Sarandës. Fakti që po paralajmërohen arrestime në tv, duken sesa serioze janë gjëra”, tha ai.


360grade.al


Vdekja, ky udhëtim pa kthim…

Të tjera