» Ja kush është kryeqendra e festimeve të Ditës së Verës në jug, qindra qytetarë shijojnë gatimet tradicionale

Ja kush është kryeqendra e festimeve të Ditës së Verës në jug, qindra qytetarë shijojnë gatimet tradicionale

Përmeti ka qenë kryeqendra e festimeve të ditës së verës në jug të vendit. Banorët e qytetit, por edhe vizitorë të shumtë nga Gjirokastra, Kavaja e deri Elbasani janë bërë pjesë e festimeve të kësaj dite.

Veprimtari të shumta si panair kulinarie dhe artizanati, muzika tradicionale e trevave të Përmetit dhe emra të njohur të muzikës bashkëkohore shqiptare kanë mbledhur së bashku në sheshin e ri të qytetit grupmosha të ndryshme që kanë festuar deri në orët e vona.

Permeti (7)

Kjo ditë është edhe një mundësi e mirë për artizanët dhe bizneset e zonës për reklamimin e produkteve të tyre, por mungesa e tregut mbetet sërish një ndër shqetësimet kryesore të bizneseve të vogla artizanale.

Permeti (6)

Për të dytin vit radhazi Përmeti është kthyer në vendqëndrimin kryesor të organizimeve të ditës së verës. Qyteti i vogël jugor ka njohur hov të zhvillimit të turizmit, ndërsa organizime të tilla nxitin promovimin e kësaj zone duke thithur gjithnjë e më shumë turistë vendas e të huaj.

Permeti (5)

Permeti (3)

Permeti (2)


360grade.al


Vdekja, ky udhëtim pa kthim…

Të tjera