» Oltian Lami: Prindërit ikën në fshat që të na linin të qetë, nusja më thoshe do e vras, por…

Oltian Lami: Prindërit ikën në fshat që të na linin të qetë, nusja më thoshe do e vras, por…

Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja tragjike e ndodhur një vit më prë ku nusja helmoi vjehrrën e saj pas një konflikti.

Ditën e djeshme policia zbardhi ngjarjen dhe arrestoi 21 vjeçaren së bashku me vjehrrin, hoxhën edhe një tejtër person si të dyshuar për moskallzim të ngjarjes.

Vdekja e Lirije Lamit u raportua si vdekje për shkaqe natyrale, por që dyshimet e të birit, burrit të Marjanës ishin se diçka tjetër fshihet.

Në një intervistë për Top Channel Olitian Lami, ish-bashkëshorti i 21 vjeçares tha se nuk e ka takuar ende vajzën që lindi nga martesa pasi ata u ndanë që pas vdekjes së nënës së tij, ku më pas ai u vu në kërkim të së vërtetës.

“Në fillim është sjellë shumë mirë. Dukeshin sikur duheshin shumë dhe dukej që e kishin sinqerisht. Më pas ndodhi Mariana nuk e donte më. Edhe kur iku mamaja në fshat uk e merrte më në telefon. I thoja unë që pse nuk e merr në telefon dhe nuk më kthente përgjigje. Kjo (Mariana) dyshonte se mos mami im i bën keq asaj. Ka pas thënë shumë herë që “magjistarja duhet dënuar”. Mendonte që mamaja ime ishte magjistare dhe e thoshte shpesh që “do ta vras magjistaren”, tregon Oltiani.

Pavarësisht se familja Lami e mësoi të vërtetën nga hoxha, pasi panë një video-rrëfim të regjistruar prej tij, me përjashtim të Oltit asnjëri nuk ju drejtua Prokurorisë.

“Më shumë ishte frika e këtij hoxhës që na pati thënë të mos tregojmë”, deklaroi Oltiani më tej.

Me familjen të shkatërruar dhe të atin në burg për moskallëzim krimi, Oltiani kujton se prindërit e tij u larguan nga Kamza në fshatin Zall-Mner pikërisht për të lënë në qetësi çiftin.


360grade.al


Kompleksimi i Opozitës dhe oksigjeni që mori prej saj kryeministri

Të tjera