» Zbulohet dokumenti, Endri Fuga firmosi për llogari të Ramës kontratën 240 mijë dollarëshe me kompaninë “Ballard”

Zbulohet dokumenti, Endri Fuga firmosi për llogari të Ramës kontratën 240 mijë dollarëshe me kompaninë “Ballard”

360grade ka zbuluar dokumentin e marrëveshjes mes Partisë Socialiste dhe kompanisë lobuese “Ballard”, e cila vijon dhe sot. Në kontratën e sigluar në Prill të vitit 2016, duket qartë nënshkrimi i Endri Fugës,  këshilltarit mediatik dhe një nga personat më të besuar të Kryeministrit Edi Rama.  Kontrata ka hyrë ligjërisht nga 1 Prilli i vitit 2017 dhe vijon deri  në 31 mars të vitit 2018. Partia Socialiste përmes kësaj kontrate është e detyruar të paguajë 20 000 dollarë në muaj. Pra, në 12 muaj kontratë, PS duhet të derdhë në arkën e kësaj kompanie një vlerë totale prej 240 mijë dollarësh.

Kontrata siç edhe shihet është nënshkruar për llogari të Kryeministrit Edi Rama, si kryetar i Partisë Socialiste. Sipas kontratës kompania  duhet të kujdesej për të hartuar strategji lobimi dhe promovuese për klientin në fjalë, pra për Partin Socialiste Shqiptare,  në drejtim të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

/360grade.al

Në link do të gjeni dokumentin e plotë:

 

 

 


360grade.al


Atentati: 600.000 sirianë që vijnë dhe 500.000 shqiptarë që largohen…

Të tjera