» Kryemadhi: LSI gati për skenarët A, B, C për zgjedhjet vendore

Kryemadhi: LSI gati për skenarët A, B, C për zgjedhjet vendore

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi u shpreh se LSI ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale. Në një intervistë në “News 24”, Kryemadhi tha se strukturat e LSI kanë nisur përzgjedhjen paraprake të emrave që do të garantojnë si dhe piklat e fushatës së ardhshme.

E pyetur nëse LSI dhe PD do të kenë kandidatë të përbashkët, Kryemadhi u shpreh se LSI është në opozitë dhe ka bashkëpunim me Partinë Demokratike. Kryetarja e LSI-së tha se për shkak të përvojave të hidhura në të kaluarën me partitë e tjera, LSI është gati për çdo lloj skenari.

“Ne jemi përgatitur për çdo lloj skenari, A, B, C etj, sepse në të kaluarën kemi pasur raste kur LSI ka mbështetur plotësisht kandidatët e një partie, nga kjo parti nuk ka pasur bashkëpunim, përkundrazi është sabotuar fushata e kandidatëve tanë”,- tha Kryemadhi. Në këtë mënyrë kryetarja e LSI la të hapur mundësinë për kandidatë të përbashkët me PD, por edhe për kandidatë me vete të LSI.

E pyetur për raportet politike mes PD dhe LSI, Kryemadhi tha se ajo janë korrekte dhe se dy forcat politike kanë interesa të përbashkëta në opozitë, por kjo nuk do të thotë se për çdo gjë partitë duhet të bien dakord.

Kryetarja e LSI ka folur dhe për çështjen e lobimit të partive në SHBA. “LSI nuk ka bërë kontrata për foto. Po, ne kemi bërë kontrata, por kemi kërkuar projekte, ide politike dhe ekspertizë që nuk mund ta gjenimin këtu. Kemi bërë kontratë me një kompani amerikane gjatë reformës në drejtësi dhe kjo është publike. Kërkuam mendimin e një juristëve në SHBA dhe morëm ekspert ish-Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA. Unë jam kundër lobimeve, por në raste kur duhen mendime dhe ekspertizë dhe strategjisë dhe jo për të harxhuar para për foto”,- tha Monika Kryemadhi.


360grade.al


Kompleksimi i Opozitës dhe oksigjeni që mori prej saj kryeministri

Të tjera