» Shihni si grabiste banda e gangsterëve shqiptarë në Milano, Policia italiane publikon pamjet

Shihni si grabiste banda e gangsterëve shqiptarë në Milano, Policia italiane publikon pamjet

Policia italiane ka shkatërruar bandën e gangsterëve shqiptarë që kishte shumë aktivitet në Milano dhe ka publikuar pamjet e akteve të tyre kriminale kundër pronës.

Shqiptarët e arrestuar, shtatë gjithsej, janë të moshës 20-26 vjeç. Hetimet ndaj tyre kanë nisur në janar. Ata kishin aktivitet në provincën e Milanos, në Monza, Bergamo, Brianza, Brescia, Lodi dhe Varese dhe ishin autorë të së paku 15 vjedhjeve në stacione shërbimi, 14 vjedhjeve me thyerje dhe 2 plaçkitjeve të shtëpive.

Detaje të mëtejshme do të jepen në një konferencë shtypi që do të mbahet në orën 11:30 në Komandën e Provincës së Milanos.


360grade.al


Vdekja, ky udhëtim pa kthim…

Të tjera