» Nxirren armët në Mirditë, i riu qëllon në kokë 38-vjeçarin pas sherrit

Nxirren armët në Mirditë, i riu qëllon në kokë 38-vjeçarin pas sherrit

Ndërhyrja në kohë e Policisë së Mirditës, parandaloi përshakallzimin e një konflikti me armë. Arrestohet në kohë rekord autori i ngjarjes.

Policia bën me dije se pas informacionit të marrë për një konflikt me armë midis dy shtetasve, ka organizuar punën dhe falë reagimit të shpejtë dhe profesional bërë të mundur kapjan dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

auto_policia-naten-215069738321

-Gjovalin Ndoji, 29 vjeç, banues në Simon,Kaçinar – Mirditë.

Shtetasi Gj.Ndoji për motive banale është konfliktuar me shtetasin A.Ç., 38 vjeç, banues në Simon, Kaçinar-Mirditë duke e goditur më qytën e automotikut në kokë dhe më pas dyshohet se ka qëlluar me armë në ajër për ta kërcënuar.

Shtetasi A.Ç., ka pësuar dëmtime të lehta i cili po merr ndihmën e specializuar në Spitalin Rajonal të Rrëshenit pa probleme për jeten.

Grupi hetimor në vendngjarje ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 2 gëzhoja.

Materialet proceduriale në ngarkim të këtij shtetasi, do t’i referohen Prokurorisë, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”, parashikuar nga nenet 278, 89 dhe 84/1 të Kodit Penal.


360grade.al


Atentati: 600.000 sirianë që vijnë dhe 500.000 shqiptarë që largohen…

Të tjera