» Ishte apo nuk ishte kokainë ajo që u kap në portin e Durrësit? Ja çfarë thonë Qafoku me Gjokutajn (VIDEO)

Ishte apo nuk ishte kokainë ajo që u kap në portin e Durrësit? Ja çfarë thonë Qafoku me Gjokutajn (VIDEO)

Avokati Genc Gjokutaj dhe gazetari Roland Qafoku, ndajnë mendime të kundërta sa i përket rastit të një dorëzimi të kontrolluar në kapjen e sasive të drogës nga autoritetet e policisë.

Në studion e 360gradë, të Artur Zhejit, në Ora News, avokati shprehet se rasti i kapjes së 613 kg kokainë në Durrës, disa ditë më parë ka të bëjë me një rast të dorëzimit të kontrolluar.

Sipas Gjokutajt nuk ka ardhur 613 kg kokainë, por kjo është hapur në Livorno dhe është futur sa për monstër.

“Në rastet e dorëzimit të kontrolluar, nuk mund të dërgohet sasi aq e madhe kokaine, prandaj droga zëvendësohet me materiale të ngjashme.”Erdhi antidroga italiane të dedektojë 613 kg kokainë e most a kapi, pse bëhet kjo? Kjo bëhet që të vijojë rrugën, për t’u krijuar përshtypja se ngarkesa është brenda”, përfundon ai.

Nga ana tjetër, gazetari Roland Qafoku duke cituar një specialist, thotë të kundërtën.

“Një specialist më thotë: Dorëzim i kontrolluar do të thotë që vendoset mjet përgjues në ngarkezë, dhe kuptohet ku është kontenieri, jo se zëvendësohet”, shprehet gazetari.


360grade.al


Opozitar? Apo të vdesësh në gjumë dhe nga shpresat e rreme…

Të tjera