» ‘Allah më fal që e vrava!’ Rrëfimi te hoxha i nuses që helmoi vjehrrën

‘Allah më fal që e vrava!’ Rrëfimi te hoxha i nuses që helmoi vjehrrën

Detaje të reja bëhen me dije lidhur me krimin në familjen, ku nusja helmoi vjehrrën, duke i hedhur fotoksinë në ushqim. Një nga personat e arrestuar është edhe hoxha Hysen Shehu. Ai akuzohet për moskallëzim krimi.

Disa muaj pas ngjarjes të ndodhur në prill 2017, Marjana Cmeta u rrëfye tek hoxha Hysen Shehu. Ajo pranoi se ka qene ajo qe ka helmuar te vjehrrën dhe kërkonte faljen e mëkateve nga Allahu.

Ketë rrëfim hoxha e regjistroi në video dhe vuri në dijeni Agim Lamin, bashkëshort i viktimës dhe vjehrri i nuses së arrestuar. Po ashtu ne Arben Saliu, kushëriri i Agimit. Edhe këta dy të fudnit akuzohen për moskallëzim krimi.

Shkak i vrasjes dyshohet të jenë mosmarrveshjet e shpeshta mes autores së dyshuar dhe viktimës, thanë burime zyrtare nga Policia.


360grade.al


Boll bëre sikur pastron nevojtoret e ministrave…

Të tjera