» Komiteti i Inteligjencës së SHBA: Nuk ka bashkëpunim midis stafit të Trump dhe Rusisë

Komiteti i Inteligjencës së SHBA: Nuk ka bashkëpunim midis stafit të Trump dhe Rusisë

Republikanët në Komitetin e Inteligjencës së Dhomës së Përfaqësuesve kanë thënë se paneli ka përfunduar hetimet mbi përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016, dhe ka ardhur në përfundim se nuk ka pasur bashkëpunim në mes të Kremlinit dhe fushatës së presidentit Donald Trump.

Draft-raporti që u publikua në media më 12 mars, u prit mirë nga Trumpi por u hodh poshtë menjëherë nga përfaqësuesit demokratë të komitetit. Komisioni i Inteligjencës pas një hetimi 14-mujor nuk ka gjetur dëshmi të bashkërendimit ose koordinimit midis fushatës së Trump dhe Rusisë për të ndikuar zgjedhjen presidenciale të vitit 2016, shkroi Presidenti, duke përsëritur gjetjet kryesore.

Në raport, republikanët thanë se janë pajtuar që Rusia ka kërkuar që të ndikojë në zgjedhje, duke përhapur propagandë dhe lajme të rreme në lajme dhe media sociale.

Përfaqësuesi republikan, Mike Conaway, që ka udhëhequr hetimet e këtij paneli, i ka prezantuar para mediave të gjeturat e raportit.

“Nuk kemi gjetur asnjë dëshmi të bashkëpunimit”, u ka thënë ai gazetarëve, duke shtuar se “gjykimi i papërshtatshëm i takimeve” me rusët ka qenë i vetmi gabim që ka bërë stafi i fushatës së Trumpit.

Ndërkaq, demokrati Adam Schiff, ka thënë se kundërshton fuqishëm raportin, duke shtuar se hetimi i komitetit nuk është i përfunduar, por, sipas tij, të dhënat e deritashme tregojnë “qartë” se Rusia është munduar të ndihmojë Trumpin dhe të dëmtojnë rivalen e tij demokrate, Hillary Clinton gjatë zgjedhjeve presidenciale.

Hetimi i Komisionitt u bazua në katër tema: masat aktive ruse kundër zgjedhjeve të vitit 2016, reagimi i qeverisë së SHBA-së ndaj sulmit, lidhjet midis rusëve dhe fushatave të Trump dhe Clinton, dhe rrjedhja e informacionit të klasifikuar.

“Ne besojmë se kemi informacionin e nevojshëm për t’u përgjigjur atyre për popullin amerikan”, tha Conaëay.

Raporti gjithashtu vuri në dukje se bazuar në hetimin e tij që zgjati më shumë se një vit, Komisioni nuk u pajtua me vlerësimin se presidenti rus Vladimir Putin kishte një “preferencë të supozuar” për kandidatin e atëhershëm Donald Trump.

“Plotësimi i raportit do të nënkuptojë mbylljen e një kapitulli në mbikëqyrjen e fuqishme të Komisionit për kërcënimin e paraqitur nga Moska, e cila filloi shumë përpara hetimit dhe do të vazhdojë më pas,” tha Conaëay.

Por Schiff reagoi më pas.  “Ndërsa anëtarët e shumicës së komitetit tonë kanë treguar për një kohë që ata kanë qenë nën presion të madh për t’i dhënë fund hetimit, ky është një moment tjetër tragjik për këtë Kongres dhe paraqet edhe një kapitullim tjetër për degën ekzekutive. Duke i dhënë fund rolit të tij mbikëqyrës në hetimin e vetëm të autorizuar, shumica ka vendosur interesat e mbrojtjes së Presidentit mbi mbrojtjen e vendit dhe historia do t’i gjykojë ashpër veprimet e saj “, tha ligjvënësi demokrat.

Draft raporti përfshinte 40 gjetje të tjera, duke përfshirë atë se si rusët përdorën mediat sociale për “mbjelljen e mosmarrëveshjeve” në vitin 2015 dhe 2016.

© SYRI.net


360grade.al


Opozitar? Apo të vdesësh në gjumë dhe nga shpresat e rreme…

Të tjera