» 613 kg kokainë/ Armata Kolumbiane hedh poshtë qeverinë Shqiptare

613 kg kokainë/ Armata Kolumbiane hedh poshtë qeverinë Shqiptare

Armata Kolumbiane ka bërë një shkrim, ku përmendet kapja e sasisë kolosale kokaine në Durrës, pra 613 kg kokainë me vlerë 180 milionë euro.

Sipas medias kolumbiane në shkrim thuhet se: “Në zhvillim të një operacioni të koordinuar që përfshinte Marinën kombëtare Kolumbiane, dhe agjencitë ndërkombëtare në bashkëpunim me policinë e shtetit Shqiptar , në portin e Durrësit është kapur rreth 613 kg kokainë. Droga e konfiskuar ishte e fshehur në dyshemenë e një kontejneri që do të linte Kolumbinë për tu drejtuar më pas në Shqipëri. Sasia e ngarkuar ishte e fshehur në dyshemenë e kontejnerit që ishte i mbushur me banane, Kjo ngarkesë kishte për qëllim që do të vizitonte disa vende në Evropë dhe më pas për të arritur në portin Shqiptar”, shkruhet në faqen e armatës kolumbiane.

Ndërkohë  pala shqiptare deklaron që kapja e kokainë është vetëm punë e Policisë shqiptare. Kryeministri pak ditë më parë u shpreh krenar për punën e bërë nga agjentët doganor dhe policia./360grade.al

Burimi: Armada Nacional.

Pershtati: Daniel Kojku

https://www.armada.mil.co/es/content/gran-incautacion-cocaina-en-un-puerto-europeo

 


360grade.al


Opozitar? Apo të vdesësh në gjumë dhe nga shpresat e rreme…

Të tjera