» Emri i Maqedonisë, Zaev: Shumë shpejt do ta zgjidhim…

Emri i Maqedonisë, Zaev: Shumë shpejt do ta zgjidhim…

Pas takimit me zëvendës sekretarin-shtetëror amerikan, Wess Mitchell kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev tha se po e fillojnë fazën finale e cila do të sjellë zgjidhje të dinjitetshme për të dyja palët në kontestin me emrin. Ndërsa Wess Mitchell deklaroi se SHBA-ja e mbështetë Maqedoninë dhe e afirmon mbështetjen që Maqedonia e jep në misionet e NATO-s. Por shtoi se SHBA-të i përkrahin të dyja vendet që të arrijnë në një zgjidhje për kontestin e emrit, shkruan tv21.tv Gjithashtu Mitchell tha se porosia që e ka dërguar është mbështetje për të dyja vendet, Maqedonia ndërmori hapa të mëdha dhe jemi të lumtur për progresin. Samiti i NATO-s është mundësi e madhe kurse SHBA-ja është e përkushtuar që Maqedonia të jetë anëtare e Aleancës. Zaev tha se secila ndihmë që vije nga cilado anë është që të gjendet zgjidhje dhe do ta përkrahim këtë por kjo do të shkoj ndërmjet negociatorit Matthew Nimetz. Ndihmë normal që do të japin të gjithë miqtë, por edhe partnerët strategjik edhe Greqia do të jep ndihmën e saj sepse është shtet mik i SHBA-ve.


360grade.al


Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?

Të tjera