» Policia e Sarandës kap trafikantin 16-vjeçar me 6 kg drogë në makinë, ia mbath shoku i tij

Policia e Sarandës kap trafikantin 16-vjeçar me 6 kg drogë në makinë, ia mbath shoku i tij

Policia e Sarandës pasi ka ndjekur një automjet me drogë, ka bërë të mundur të kapë një tarfikant 16-vjeçar dhe të sekuestrojë 6 kg kokainë. Një tjetër është arratisur.

Automjeti tip BMV nuk i është bindur fillimisht urdhërit të policit e më pas është arritur të ndalohet. Policia ka arritur të kapë vetëm njërin nga trafikantët, Andi O, 16 vjeç nga Tepelena ndërsa L.M, 32-vjeç nga Tepelena është larguar me vrap dhe është shpallur në kërkim.

Brenda në mjet u gjetën dhe sekuestruan rreth 6 kg marijuanë, të cilat kishin destinacion Greqinë

Policia e Sarandes ka rritur itensitetin e goditjes ndaj trafikut të drogës prej fillimit të vitit duke shënuar disa suksese rradhazi ne sekuestrimin e sasive te marijuanës ndërkohë të arrestuarit janë mbi 20.


360grade.al


Rama në fushatë, Opozita në pushime…

Të tjera