» Flet Trump: Ja përse e shkarkova Rex Tillerson (VIDEO)

Flet Trump: Ja përse e shkarkova Rex Tillerson (VIDEO)

Presidenti i SHBA, Donald Trump, në një komunikim për mediat, ka shpjeguar arsyet e shkarkimit të sekretarit të Shtetit, Rex Tillerson.

Sipas Trump, ata ndanin mendime të ndryshme për çështje të politikës së jashtme.

“Kemi shkuar shumë mirë me Rex, dhe unë e vlerësoj për punën e tij. Unë i uroj më të mirat, ai është një njeri i mirë. E kemi diskutuar gjatë këtë me Rex. Por ne nuk binim dakord në disa çështje, siç është marrëveshja me Iranin. Unë mendoj se është i tmerrshëm, ai mendon se është në rregull”, shprehet Donald Trump.


360grade.al


Atentati: 600.000 sirianë që vijnë dhe 500.000 shqiptarë që largohen…

Të tjera