» Zbardhet projektvendimi/ Kredi të buta për gjyqtarët dhe prokurorët

Zbardhet projektvendimi/ Kredi të buta për gjyqtarët dhe prokurorët

Gjyqtarët dhe prokurorët do mund të përfitojnë kredi të buta për shtëpi të financuara nga shteti. Brenda vitit 2018, Qeveria do të ketë gati përcaktimet ligjore të cilat do të rregullojnë procedurat e financimit të kredive me kushte lehtësuese, si dhe marrëveshjet që duhet të bëjë shteti me bankat private për sigurimin e tyre.

TV Scan ka zbardhur Projektvendimin e Qeverisë për procedurën e detajuar për kredinë për shtëpi për magjistratët dhe marrëveshjet me bankat. Projektvendimi është parashikuar të miratohet brenda harkut kohor shtator-dhjetor 2018 dhe la synim përcaktimin e kritereve, kushteve dhe procedurave për dhënien e kredisë për shtëpi për magjistratët.

Legjislacioni i ri i jep të drejtë çdo gjyqtari e prokurori pasi të ketë ushtruar jo më pak se tre vjet të detyrës, të përfitojë kredi për shtëpinë të financuar nga shteti, në shumën e vlerës mesatare të një apartamenti prej 50 m2 në zonën e qendrës së qytetit ku magjistrati ushtron detyrën. Për çdo anëtar të familjes, i cili jeton në të njëjtën banesë me magjistratin, masa referuese e sipërfaqes së banesës shtohet me 10 m2 për person.

Ndërkaq, gjyqtarët detyrohen t’i rimbursojnë shtetit shumën e marrë dhe interesat e kredisë, në rast se ndaj tyre jepet masa disiplinore e shkarkimit nga detyra.


360grade.al


Halli i ri i KM-së me Greqinë dhe fondet sekrete

Të tjera