» Kapet në Greqi makina me drogë nga Shqipëria, Policia arreston dy kufitarët në Kapshticë

Kapet në Greqi makina me drogë nga Shqipëria, Policia arreston dy kufitarët në Kapshticë

SHÇBA arreston 2 punonjës të Policisë në Pikën Kufitare të Kapshticës për shpërdorim detyre Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) Korçë, arrestuan 2 punonjësit e Policisë në Pikën Kufitare të Kapshticës, Robert Demirajn me detyrë kontrollor në vijën e dytë dhe Mihallaq Necofski me detyrë shoqërues qeni.

Arrestimi i tyre është bërë për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, pasi duke qenë me shërbim nuk kanë kontrolluar dhe kapur një automjet me drogë, i cili u bllokua nga Policia greke.

Në automjetin që drejtohej nga shtetasi R.H. 24 vjeç dhe pasagjer L.S. 32 vjeç, pas kontrollit policia greke konstatoi në karrocerinë

mjetit 60 kilogram kanabis. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme


360grade.al


Është mirë të bësh valixhet Kryeministër!

Të tjera