» Zbulohet projekti i Teatrit të ri Kombëtar, në pjesën e pasme ngrihen ndërtesa të reja (FOTO)

Zbulohet projekti i Teatrit të ri Kombëtar, në pjesën e pasme ngrihen ndërtesa të reja (FOTO)

Një draft-projekt i Teatrit të ri Kombëtar është zbuluar nga Shqiptarja.com. Në foto duket që Teatri i ri Kombëtar do të jetë një godinë që përfshin në “barkun” e saj një hapësirë për kalimtarët. Mendohet se hapësira poshtë do të funksionojë si një galeri. Mbi tarraca dallohet se arkitekti ka përshtatur një amfiteatër.

Territori i Teatrit, me aq sa kuptohet nga projekti, nuk do të cënohet nga ndërtimet e tjera, por siç duket, në pjesën e pasme të tij, ngrihen disa ndërtesa më të larta se teatri.

Godinat e larta pritet të ngrihen në pjesën ku është parkingu i selisë së Partisë Demokratike, pa e prekur lokalin Sarajet. Informacioni zyrtar mbi projektin është mbajtur sekret nga Bashkia e Tiranës, ndaj është e vështirë të thuhet se sa godina do të ngrihen në pjesën e pasme të Teatrit.

Teatri i ri mendohet se do të jetë një projekt në partneritet me privatin. Biznesmenët që do të ngrejnë kullën do të paguajnë një pjesë të parave për godinën e Teatrit.



360grade.al


Vdekja, ky udhëtim pa kthim…

Të tjera