» Atentati/ Zbulohet e shkuara e viktimës, ja për çfarë u arrestua në Itali së bashku me djalin

Atentati/ Zbulohet e shkuara e viktimës, ja për çfarë u arrestua në Itali së bashku me djalin

Të tjera detaje janë zbuluar nga e shkuara e viktimës Memli Begalla.

Mësohet se viktima që u vra nga një atentat në zonën e ish-bllokut rezulton të ketë qenë një person me  precedent penal në shtetin fqinj, Itali.

Memli Begalla para se të ndryshonte emrin nga Afrim Begalla rezulton të jetë i arrestuar në vitin 2009 në Itali për rrëmbim e nuses së djalit të tij, bëjnë të ditur mediat italiane.

Djali i tij Lili dhe Afrim Begalla janë arrestuar mëngjesin tjetër pasi kishin kryer rrëmbimin.

Vrasje në bllok, ekzekutohet 64 vjeçari. Shoqërohen 2 djemtë e tij

Të tjera detaje kanë dalë në dritë rreth atentatit të ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Nikolla Tupe”.

 

Mësohet se viktima është qëlluar më një armë zjarri në një shesh pushim pallati në afërsi të zonës së ish-bllokut.

Mësohet se viktima banonte në vendin e ngjarjes. Sipas informacioneve të deritanishme, nuk janë dëgjuar të shtëna me armë dhe dyshohet se vrasja është bërë me armë me silenciator.

Policia ka shoqëruar tre persona por ende nuk dihet nëse ata janë autorët apo dëshmitarë.

bëjnë me dije se policia ka shoqëruar tre persona, dy prej të cilëve janë djemtë e tij. Arsyeja e shoqërimit të tyre është për të zbardhur më tepërt detaje rreth autorit.

Burime nga policia bëjnë me dije se viktima është identifikuar me ermin Memli Begalla.

Njoftimi i policisë;

Sot rreth orës 21:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Nikolla Tupe” ne sheshin mes pallateve një shtetas ndodhet i shtrirë në toke. Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se eshte vrare ne arme zjarri shtetasi M.B., rreth 64 vjeç. Eshte ngritur nje grup i posaçem hetimor dhe jane ngritur pika kontrolli ne disa akse rrugore. Policia ka shoqeruar disa persona qe mund te kene dijeni per rrethanat e hetimit. Po punohet per sigurimin e provave te vlefshme për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbardhjen e autoresise se saj.


360grade.al


Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?

Të tjera