» FOTO+VIDEO/ Sulm me armë në një shkollë në Florida, raportohen disa viktima

FOTO+VIDEO/ Sulm me armë në një shkollë në Florida, raportohen disa viktima

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në një shkollë në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar, ndërsa nga të dhënat e para raportohet për shumë viktima.

Agjentë policie të armatosur rëndë, madje edhe një tank, janë parë pranë shkollës ku ka ndodhur ngjarja.

Sherifi i Broward County në Florida të SHBA, ka raportuar për të shtëna në një gjimnaz në Parkland. Sipas CNN, raportohet se 20 perosna kanë mbetur të plagosur.

DWBY6g6W4AEdrNc

Të shtënat me armë vazhdojnë, sikurse bëri të ditur policia në Twitter.

Pamjet ajrore të WSVN shfaqën disa njerëz që qëndronin të shtrirë përdhe jashtë shkollës, të cilët u trajtuan për plagët e marra dhe u transportuan me ambulancë.

Pamjet nga vendngjarja treguan disa nxënës duke vrapuar larg shkollës duke ulëritur. Dhjetëra makina policie ndodhejn në vendngjarje.


360grade.al


Boll bëre sikur pastron nevojtoret e ministrave…

Të tjera