» Gjykata pranon kërkesën e Prokurorisë, ja akuzat e reja për atentatorin ndaj pjesëtarit të fisit Çapja

Gjykata pranon kërkesën e Prokurorisë, ja akuzat e reja për atentatorin ndaj pjesëtarit të fisit Çapja

Pak ditë më parë Prokuroria e Elbasanit kërkoi ndryshimin e akuzës për Shkëlzen Hasanpapën, i dyshuari për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj një pjesëtari të fisit Çapja.

Nërsa sot Gjykata e Elbasanit ka vendosur të pranojë këtë kërkesë të prokurorisë për ndryshimin e akuzave.

Sipas Gjykatës, Shkëlzen Hasanpapa do të përballet me akuzat për ‘vrasje’, ndërsa më herët 21-vjeçari ishte akuzuar për ‘plagosje’, ‘kanosje’ dhe për ‘armëmbajtje pa leje’.

Shkëlzen Hasanpapa dyshohet si vrasës me pagesë kundër familjes Çapja në Elbasan. Në qershor të vitit 2016, shumë pranë Prokurorisë së Elbasanit, Hasanpapa tentoi të vriste Florenc Çapjan dhe mikun e tij, Bledar Muça, ndërsa po lëviznin me automjet. 20- vjeçari qëlloi me breshëri automatiku mbi makinën, me të cilën ata udhëtonin, ndërsa nga plumbat mbeti i plagosur Muça.

Miku i Florenc Çapjas mori plumb në shpatull, ndërsa shënjestra e atentatit shpëtoi pa dëmtime. Gjithashtu, në këtë ngjarje, mbeti e plagosur edhe një oficere Policie. Ajo po kalonte në vendin e ngjarjes rastësisht dhe mori një plumb në këmbë. Identifikimi i Hasanpapës si autor të ngjarjes së rëndë u bë me anë të krahasimit të ADN-së, në provat e gjetura nga Policia me atë të prindërve të tij.


360grade.al


Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?

Të tjera