» Origjina e errët e Shën Valentinit, festa që nisi me rrahjen masive të grave

Origjina e errët e Shën Valentinit, festa që nisi me rrahjen masive të grave

Shën Valentini është tashmë dita kur të gjithë kremtojnë mbi dashurinë dhe romancën, duke e surprizuar njeri-tjetrin shpesh herë me dhurata apo gjeste të ëmbla.

Por origjina e këtij festivali me ëmbëlsira dhe perëndi dashurie është në fakt e errët, e përgjakshme – dhe pakëz e ngatërruar

Ndonëse askush nuk ka treguar me saktësi origjinën e saktë të kësaj feste, një vend i mirë për t’ia filluar është Roma e lashtë, ku burrat u vardiseshin grave, duke i … goditur.

Romakët e egër e të çmendur

Nga 13 shkurti deri në 15 shkurt, romakët festonin festën e Lupercalias. Burrat flijonin një dhi dhe një qen, më pas i rrihnin gratë me lëkurën e kafshëve që sapo kishin therur.

Noel Lenski, historian në Universitetin e Colorados shprehet se:

Romantikët romakë ishin të dehur. Ata ishin lakuriq. Gratë e reja në fakt viheshin në resht që burrat t’i godisnin.

Ato besonin se kjo gjë do i bënte më pjellore.

Romakët e lashtë mund të jenë gjithashtu përgjegjës për emrin e ditës sonë moderne të dashurisë.

Perandori Claudius II ekzekutoi dy burra – të dy quheshin Valentin – në 14 shkurt të viteve të ndryshëm, në shekullin e tretë.

Martirizimi i tyre u nderua nga Kisha Katolike, me festimin e Ditës së Shën Valentinit.

Më pas, Papa Gelasius I i ngatërroi gjërat në shekullin e pestë, duke kombinuar Ditën e Shën Valentinit me Lupercalian, për të dëbuar ritualet pagane. Por festivali ishte më shumë një interpretim teatror i asaj që kish qenë dikur.

Përreth të njëjtës kohë, normanët festonin Ditën e Galatinit. Galatini ishte “dashnori i grave”.

Në një moment, gjasat janë që ky të jetë ngatërruar me Ditën e Shën Valentinit, qoftë edhe sepse kanë një tingëllimë të ngjashme.

Shekspiri në dashuri

Me kalimin e viteve, festa sa erdhi e u bë më e ëmbël. Chauceri dhe Shekspiri e romantizuan në veprën e tyre, dhe ajo fitoi popullaritet në të gjithë Britaninë, si dhe pjesën tjetër të Europës. Kartolinat e bëra me dorë u shndërruan në “tokens-du-jour” në Mesjetë.

Me kalimin e kohës, tradita mbërriti edhe në Botën e Re. Revolucioni Industrial solli kartolinat e prodhuara në shtypshkronja e fabrika, në shekullin 19. Dhe në vitin 1913, Hallmark Cards i Kansas City, nisi prodhimin masiv të letrave të Shën Valentinit. Që atëherë, shkurti nuk ka qenë më i njëjti.

Sot, kjo festë është një biznes i madh: Sipas studimeve të tregut të kryera nga IBIS ëorld, shitjet në ditën e Shën Valentinit arritën 17.6 miliardë dollarë vitin që kaloi; këtë vit pritet të arrijnë 18.6 miliardë dollarë.


360grade.al


Ndaje në
Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn
Ëndrra e pavërtetë e Kryeministrit dhe një qokë për Vuçiçin…

Të tjera