» Foto/ Nga Sali Berisha tek Ija e Besit… ja si uruan Shën Valentinin

Foto/ Nga Sali Berisha tek Ija e Besit… ja si uruan Shën Valentinin

Personazhet e njohur të ekranit shqiptar kanë uruar sot për festën e Shën Valentinit. Urimet kanë qenë të ndryshme, nga ata me një këngë të bukur, me trëndafila apo edhe me video ironike.

Moderatori Ermal Mamaqi dhe bashkëshortja e tij Amarda Toska kanë uruar me nga një video. I pari ka postuar një video ky shfaqet së bashku me Kejvina Kthellën teksa thotë se “duhet se ta vërtetoni se jeni çift, të putheni në sy të shitësit”. “Gëzuar miq. Puthje të mbarë.😂😂😂”, shkruan ai bashkëngjitur me videon.

Ndërsa Ami ka zgjedhur një këngë të Elvana Gjatës “Më fal”: “Gëzuar me këtë këngë sot! E preferuara”.

Aktori i njohur Romir Zalla ka zgjedhur të publikojë një foto të tij me bashkëshorten, ku ka shkruar vetëm një emoi zemër.

Gjithashtu edhe ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka nguruar që të urojë për 14 Shkurt, duke e cilësuar edhe ditë që të lë pa fjalë. “Gëzuar miq Shën Valentinin, ditën që të lë pa fjalë! sb”, shkruan ai në “Facebook” ku ka postuar edhe një foto me bashkëshorten, Lirie Berisha.

Ndërsa nusja e tij e ardhshme, Armina Mevlani, ka uruar nga shtrati i saj këtë ditë të veçantë. Blogerja e njohur ka postuar në “Instastorie” një foto ku tregon dhuratën që ka marrë nga Shkëlzeni: “Gëzuar Shën Valentinin nga krevati im”.

“Zemër mos vuaj natë e dit për mu… Se ti përjetë më ke fitu mu” #xheloz. Gëzuar ditën e dashurisë”. Kështu shkruan në një postim në “Instagram” këngëtarja Elvana Gjata.

Ndryshe ka ndodhur me këngëtaren Rezarta Shkurta, e cila në “Instastorie” ka publikuar ca pjesë të fjalimeve të Edi Ramës ku dëgjohet teksa thotë: “T’i biem fort, bam e bam…”.  Në to, Shkurta shkruan: “Gëzuar Shën Valentinin”.

Gazetarja e njohur Jonida Shehu ka publikuar në rrjetet sociale një nga fotot më të bukura për festën e Shën Valentinit, ku shfaqen vajza e saj Kristal si dhe partneri. Krahas fotos Jonida është shprehur se këta janë “valentinët” e saj të përditshëm.

Edhe modelja seksi Françeska Jaçe ka uruar Shën Valentinin, duke postuar një video në “Instastorie” ku shfaqet një buqetë e madhe me trëndafila.

Djali i moderatorit shumë të dashur për publikun shqiptar Ardit Gjebreas, Joni, ka postuar në “Instagram” një foto së bashku me të fejuarën e tij: “Valentini im”.

Madje Shën Valentinin e ka uruar edhe gjyshja më e famshme në Shqipëri, Ija e Bes Kallakut. “Gzuar o non shyqyr si ju ka gjet shnosh ene ju gjet ma mire vitin tjeter ishalla”, shkruan ajo bashkëngjitur me foton e saj teksa konsumon një filxhan kafeje.


360grade.al


Pushimet e gjata të Opozitës dhe syri i shkelur i KM-së

Të tjera