» Arben Derhemi: Ministrja nuk erdhi në teatër, sepse ka frikë nga zëri i artistëve

Arben Derhemi: Ministrja nuk erdhi në teatër, sepse ka frikë nga zëri i artistëve

Aktori i mirënjohur i skenës shqiptare, Arben Derhemi  shprehet se Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro nuk erdhi në takim me artistët në teatër siç ata kishin kërkuar, pasi i trembej zërit të komunitetit të artistëve.

Në një intervistë të shkurtër të dhënë për gazetarin e portalit 360grade.al, Denis Manoku, Derhemi thotë se aktorët janë vetëm për dialog, ndërsa shprehet se do i qëndrojnë deri në fund kauzës së tyre për Teatrin Kombëtar.

Pjesë nga Intervista

Ju e keni veshur me një simbolikë takimin me Ministren e Kulturës në sallën e Teatrit Kombëtar, si e komentoni faktin se ajo nuk erdhi, por i’u priti tek zyrat e ministrisë?

Derhemi:  Kjo është një gjë, ministrja mund të zgjidhte gjithçka duke ardhur këtu, sepse neve jemi për dialog dhe për të diskutuar për këtë punë dhe prandaj e kishim ftuar këtu. Ministrja e para punës e bëri atë që duhet të bënte, kërkoji falje për atë budallallëk  që kishte thënë, kërkoji falje edhe për punën e qofteve, sepse doli që ja kishte thënë Kryeministri i vetë faktin e qofteve. Kërkoji falje për ligjin që merr gjithë kompetencat për gjithçka që ndodh në Teatrin Kombëtar dhe në të gjithë artin në përgjithësi në Shqipëri. Më vjen mirë që artistët janë të gjithë në një mendim për të kërkuar këtë dialog me ministren, dialog, i cili në ditët në vazhdim do të bëhet edhe këtu edhe në ministri. Nuk ka asgjë të keqe që të shkosh dhe t’i thuash. Nuk është çështje që ne kemi frikë nga zonja ministre, por edhe zonja ministre nuk duhet të ketë frikë që të vijë këtu. Unë kam përshtypjen që ajo nuk vjen këtu, se mund të bjerë godina sepse ajo e di shumë mirë që godina nuk bie, pasi  është e vetëdijëshme për këtë gjë. Por,  ajo nuk vjen këtu se ka frikë nga zëri i komunitetit, pasi ajo e di shumë mirë që gjatë katër vjetëve nuk ka bërë asgjë për këtë komunitet.

Drejtori i Teatrit Hervin Çuli, dje në studion e emisionit “360 Gradë” e cilësoi si një “miting” nëse takimi mes jush dhe ministres do të zhvillohej në Teatër…

Derhemi:  E di si është puna? Hervin Çuli është bërë si puna e atij personazhit që ka qënë në Tiranë, Shaban Qosja,  që edhe kur  nuk e ngiste njeri thoshte: Hëmo pse s’më nget?!
Çuli mund të vazhdojë edhe katër vjet të tjera, se ça s’ka lëpirë dhe ça s’ka bërë në jetën e vet. Njëherë shkonte me një parti njëherë me një tjetër. Kam  bindjen se edhe pas katër vjetësh kur të vijë në pushtet në Shqipëri, një parti tjetër ai rrezik prap ndëron parti.

A besoni se aktorët do të fitojnë ndaj qeveritarëve?

Derhemi: Padiskutim! Ne nuk tërhiqemi nga kauza jonë deri në fund. Qeveritarët janë kalimtarë.


360grade.al


Boll bëre sikur pastron nevojtoret e ministrave…

Të tjera