» E Fundit/ Bushati kërkesë Metës për nisjen e negociatave për detin me Greqinë, letra edhe…

E Fundit/ Bushati kërkesë Metës për nisjen e negociatave për detin me Greqinë, letra edhe…

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, i ka kërkuar sot zyrtarisht Presidentit të Republikës Ilir Meta, plotfuqishmërinë në lidhje me nisjen e negociatave dypalëshe të Shqipërisë dhe Greqisë. Bëhet fjalë për një sër çështjes, mes të cilave, delimitimi i shefit kontinental dhe kufirit detar, heqja e ligjit të luftës etj. Burime diplomatike bëjnë të ditur për Report TV se në kërkesë mungojnë emrat e negociatorëve.

Letra mbërriti sot në presidencë dhe ajo i është dërguar për dijeni edhe kryeministrit Edi Rama. Te kërkesa e Bushatit, kërkohet që negociatat të kryhen nga përfaqësues të ministrisë së Jashtme, ministrisë së Mbrojtjes, ministrisë së Brendshme, ministrisë së Ekonomisë dhe Institutit të Gjeografisë. Në kërkesë nuk kërkohet asnjë përfaqësues nga Presidenca.


360grade.al


Ndaje në
Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn
Ëndrra e pavërtetë e Kryeministrit dhe një qokë për Vuçiçin…

Të tjera