» Audi i rrallë i Vuçiç, çmend mediat kroate

Audi i rrallë i Vuçiç, çmend mediat kroate

Gazeta kroate “Jutarnj list” i ka bërë publicitet veturës së Presidentit të Serbisë, i cili gjatë dy ditëve të fundit ka qëndruar për vizitë në Kroaci.

“Vetura e fuqishme që mori vëmendjen e të gjithëve”, ka shkruar gazeta kroate me të cilën Vuçiç ka “shëtitur” rrugëve të Zagrebit gjatë vizitës atje.

Bëhet fjalë për “Audi 8 L” me targa të Beogradit, e cila kushton 134 mijë euro, ndërkohë që shpejtësinë prej 100 km/h e arrin në një interval kohor prej 6.5 km/h.

Sipas shkrimit, kjo veturë ka qenë pjesë e kolonës prej 15 veturave me ngjyrë të zezë.

Po ashtu, theksohet se “Audi” i Vuçiçit është i blinduar me një shkallë të mbrojtjes balistike të nivelit të nëntë.


360grade.al


Halli i ri i KM-së me Greqinë dhe fondet sekrete

Të tjera