» Higuain i sulmon të gjithë: E lehtë të flasësh nga…

Higuain i sulmon të gjithë: E lehtë të flasësh nga…

Ekipi i Juventusit nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim në takimin e djeshëm ndaj Totenhemit. Fillimi i kësaj ndeshje delikate duket sikur do të ishte e sulmuesit argjentinas, por Higuan bën shpejt “ëngjëllin dhe djallin” brenda 45 minutash.

as dopietës brenda 10 minutave të para të takimit, argjentinasi ka humbur një penallti në minutat shtesës të pjesës së parë, duke humbur mundësin për të “vrarë” sfidën. Ky episod rezultoi vendimtar, pasi në fund Totenhemi u rikthye dhe arriti të barazojë ndaj Juventusit.

Nëpërmjet një postimi në “Tëitter”, Higuan ka reaguar për kritikat e shumta drejt tij.

“Mirmëngjesi të gjithëve. Është e lehtë të flisni nga një divan apo karrige. Kur rezultati ishte 2-0 gjithçka ishte e përsosur, por kur u barazua gjykimi ndryshoi. Megjithatë ne nuk duam t’ia dimë rreth këtyre kritikave. Ne shkojmë në Londër për të marrë kualifikimin”, është shprehur Higuain.


360grade.al


Opozitar? Apo të vdesësh në gjumë dhe nga shpresat e rreme…

Të tjera