» Debati për Universitetin/ Rama i sulet Senatit: Jeni bishti i fundit i kavallit, për këtë s’ka faj reforma

Debati për Universitetin/ Rama i sulet Senatit: Jeni bishti i fundit i kavallit, për këtë s’ka faj reforma

Kryeministri Edi Rama ishte sot ne nje takim me Senatin e Universitetit të Tiranës, duke folur per perplasjen qe ka ndodhur mes qeverise dhe Universitetit pas vonesave te pagave te pedagogeve dhe stafeve.

Sipas Rames, ky takim ishte kerkuar nga disa pedagoge ne studio televizive, te cilet mungonin sot dhe kjo tha Rama eshte e pajustifikueshme.

“Askush nuk e merr dot peng reformën dot, as me shfaqje as me firma as me shqetësime sado legjitime të jenë, shqetësimet kanë mundësi të shprehehen… se problemi themelor që ka sot unversiteti është me vetveten, as me qeverinë as me legjislacionin, është një sfidë e re e tij e autonomisë së zgjeruar dhe debati që doja të bëja është cfarë duhet të bëjë qeveria më shumë për ta garantaur këtë autonomi të zgjeruar jo si të ndërhyjë dhe të ndajë engjëjt nga djajtë”, tha Rama.

Rama tha se Universiteti i Tiranes “eshte bishti i fundit i kavallit i universiteteve te Shqiperise”. “Universiteti i Tiranes nuk doli mirë nga akreditimi, dhe nuk e bënë ekspertët e PS as kushërinjte e mij apo të Dhori Kules, sfida është që në testimin tjetër cështjet e ngritura të jenë adresuar, jeni bishti i gjithë universiteteve të Republikës së Shqipërisë, sipas britanikëve, kushërinj këtu britanikë nuk ka, ndaj i morëm nga Italia që mos dilnim kushërinj. Për këtë s’ka faj as reforma, as ligji as aktet nënligjore dhe besoj nëse flasim për përgjegjësi hajde ta ndajmë, por secili në pozicionin e vet”.

Sipas tij, “vonesa e pagave eshte shembull i qartë që reforma është sfidë edhe për ne që e kemi udhëhequr dhe kemi kthyer në legjislacion, sepse na ka vonuar ne vetë si qeveri një debat midis ministrisë së arsimit dhe financave për trashëgiminë e grantit të pakushtëzuar”.

“Unë s’e kuptoj kujt ia kërkoni zgjidhjen për probleme të brendshme, të ndërhyjë qeveria? Nuk ndërhyn dot. Kjo është autonomia juaj, flamurin e autonomisë e keni tundeni, ne nuk mbajmë monopolin e shkopit të flamurit. Ligji e ndan, rektori, dekani s’është llogaritar, është udhëheqës akademik, bordi ka përsipër procesin që ka të bëjë me financimin, mbarëvajtjen etj. Tani Universiteti i Tiranës është i vetmi ku shfaqen probleme, ndërkohe që shumicën në bordin e administrimit e ka zgjedhur vetë, qeveria aty është në minorancë”.


360grade.al


Pushimet e gjata të Opozitës dhe syri i shkelur i KM-së

Të tjera