» Pierce Brosnan rrezikon dy vite burg në Indi

Pierce Brosnan rrezikon dy vite burg në Indi

Ylli I kinemasë shfaqet në reklamën e një produkti të shitur për të “rinfreskuar gojën”, por që përmban një përzierje të erërzave që konsiderohen të rrezikshme për shëndetin dhe kancerogjene. Ligji indian ndalon publikimin e tyre.

James Bond i ekranit të madh të kinemasë, është në telashe për një përzierje erëzash për ty përtypur. Pierce Brosnan do t’i duhet t’u shpjegojë autoriteteve indiane një reklamë në të cilën është protagonist. Ai rrezikon një gjobë dhe madje edhe deri në dy vjet burg nëse brenda dhjetë ditësh nuk do të japë një përgjigje adekuate ndaj autoriteteve të Delhit.

Produkti në fjalë quhet Pan Bahar, është “pan masala”, një përzierje e erëzave e përdorur nga miliona njerëz. E përhapur shumë në vend, ka veti eksituese, por konsiderohet e rrezikshme për shëndetin dhe kancerogjene. Ligji indian ndalon reklamimin e çdo produkti që përmban duhan, nikotinë dhe nenproduktet e tij. Departamenti i shëndetësisë i Delhit, i ka kërkuar aktorit 64-vjeçar një shpjegim: pse ai dha hua imazhin e tij për të sponsorizuar atë produkt? Brosnan ka dhjetë ditë për t’u përgjigjur.

Në vitin 2016, në të vërtetë, ylli kishte denoncuar përdorimin e “paautorizuar” të imazhit të tij për reklamën e Pan Bahar, kur ishte shfaqur për herë të parë. Ai kishte pohuar se kishte nënshkruar një kontratë që përfshinte publikimin e një produkti “për rifreskimin e gojës”, i cili “nuk përmbante duhan” ose “përbërës të dëmshëm” të tjerë. Përdorur nga miliona indianë, “pan masala” ka efekte pak psikotrope. Kompania që prodhon Pan Bahar pohon se nuk përmban duhan ose nikotinë, por mbetet e dëmshme për shëndetin./360grade.al


360grade.al


Boll bëre sikur pastron nevojtoret e ministrave…

Të tjera