» Bëhet super i pasur me 2 mld euro në llogari, por fati i buzëqesh vetëm për 5 minuta

Bëhet super i pasur me 2 mld euro në llogari, por fati i buzëqesh vetëm për 5 minuta

Të behesh super i pasur pa bërë asgjë është ëndrra e cdo personi. Por ky qytetar belg e ka patur fatin ta provojë atë moment por për vetëm 5 minuta.

 

Luc Mahieux ka zbuluar se dikush kishte derdhur në llogarinë e tij Visa, shifrën marramendëse prej më shumë se 2 miliardë eurosh.

Përshtypja e çuditshme se ishte bërë shumë i pasur, zgjati vetëm 5 minuta, pasi banka fshiu menjëherë shumën nga llogaria.

“Mendova se do të zgjidhja të gjitha problemet e mia”, tregon duke qeshur.

Më pas ai e ka kaluar çështjen me një batutë në profilin e tij në “Facebook”, duke saktësuar për të gjithë miqtë e tij “të ardhshëm”, se nuk kishte më para.


360grade.al


Ndaje në
Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn
Ëndrra e pavërtetë e Kryeministrit dhe një qokë për Vuçiçin…

Të tjera