» Shën Valentini: “Street” Art feston dashurinë

Shën Valentini: “Street” Art feston dashurinë

Nga Bansky tek Senna, artistë pak a shumë të njohur tregojnë vizionin e tyre të dashurisë. Kartolina statike dhe gjeste, pothuajse të fshehta, për të lënë një shenjë të pashlyeshme për festën e të dashuruarve.

Silueta të stilizuara në puthje ose grafite të thjeshta me zemra të skicuara në muret e periferisë së qyteteve. Pak ngjyrë mbi sfondin gri për të lënë një shenjë dhe për të festuar një ndjenjë të lashtë: dashurinë.

Nga Nju Jorku në qendër të Napolit, nga muri rrethues i një instituti teknik në Ravennë deri në kryeqytetin e Islandës, një turne në botë në kërkim të artistëve më të famshëm të grafikës mbi mure- Bansky, Senna dhe Millo – dhe atyre më pak të njohur, që në një botë të shndërruar  “virtuale”, rizbulojnë ditën e të dashuruarve.

Këto grafite shprehin një emocion, mes miliona puthjeve të dhëna në mediat sociale dhe në “chat” -e. Sikur të jenë kartolina statike që denoncojnë, postera të një pacifizmi të ri dhe një rizbulim të asaj që është më e vërtetë në Ditën e Shën Valentinit./360grade.al


360grade.al


Ndaje në
Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn
Ëndrra e pavërtetë e Kryeministrit dhe një qokë për Vuçiçin…

Të tjera