» Pse i duhet Lulëzim Bashës, Astrit Veliaj në Kuvend?

Pse i duhet Lulëzim Bashës, Astrit Veliaj në Kuvend?

Dorëheqja misterioze e Eduart Halimit nga pozicioni i deputetit, sjell në vëmendje rikthimin në Kuvendin e Shqipërisë të Astrit Veliajt, një nga njerëzit më rrënjëthellë dhe me simpati të njohura në Qarkun e Beratit.

Opozita dihet që nuk është thjeshtë çështje numrash, por mbi të gjitha vlejnë cilësitë e deputetëve, lidhjet e tyre me votuesit dhe njohja reale e situatës në qarkun ku ata zgjidhen. Veliaj është padyshim një nga personazhet më të dashura në Beratin e 1001 halleve, duke i dhuruar atij qyteti të lashtë, një nga veprat arkitekturore më të mrekullueshme: Universitetin e Beratit, që është mbyllur politikisht dhe në mënyrë absurde.

Lulëzim Basha, nëse dëshëron të ketë një themel dhe një figurë të admiruar në qarkun e Beratit, që nuk është thjesht një deputet, por një njeri me një kontratë të fortë morale me zgjedhësit, duhet të nxitojë dhe të mos hezitojë asnjë grimë, për rastin e Astrit Veliajt.

Burime të 360grade.al, kanë mësuar se rikthimi i tij në Kuvend, po luftohet nga ata që nuk e duan një PD të fortë në Berat, duke nxjerrë yçkla që skanë lidhje me realitetin më të thellë të çështjes…/360grade.al/

 



360grade.al


Ndaje në
Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn
Ëndrra e pavërtetë e Kryeministrit dhe një qokë për Vuçiçin…

Të tjera