» Patatja mbetet stok në Korçë, Rama u përgjigjet fermerëve: Kultivoni kulturat që kërkohen nga tregu

Patatja mbetet stok në Korçë, Rama u përgjigjet fermerëve: Kultivoni kulturat që kërkohen nga tregu

Fermerët e Korçës përcollën shqetësimin e tyre disa ditë më parë, pasi patatet e kultivuara gjatë sezonit të kaluar, u kanë mbetur stok. Ata thanë se i ziejnë patatet, dhe ua japin gjedhëve, pasi nuk kanë treg.

 

Shqetësimit të tyre i është përgjigjur ditën e sotme kryeministri Edi Rama gjatë një aktiviteti me studentë të Universitetit të Bujqësisë.

Sipas kreut të qeverisë, fermerët duhet të kultivojnë ato kultura që kërkohen nga tregu, në mënyrë që prodhimet e tyre mos mbeten stok.

“Në zonën e Korçës ka një problem, ka mbiprodhim të patates, por nuk ka treg. Dhe kthejnë sytë nga qeveria, a thua se qeveria do t’u blejë patatet. Kjo është ekonomi tregu. Mbjellin të gjithë patate dhe u ngelet pa shitur. Në treg patatja e tyre del në një moment kur preferohet patatja e Kukësit, dhe në një kohë kur del patatja e Myzeqesë. Ndaj duhet të heqin dorë nga kultivimi i patates. Ata duhet të kultivojnë kulturat që kërkohen nga tregu”, u shpreh kryeministri Rama.


360grade.al


Pushimet e gjata të Opozitës dhe syri i shkelur i KM-së

Të tjera