» Eduard Prodani: Ja pse nuk i fitoi Bashkim Fino zgjedhjet e FSHF-së

Eduard Prodani: Ja pse nuk i fitoi Bashkim Fino zgjedhjet e FSHF-së

Eduard Prodani, ish-sekre tari i Përgjithshëm i FSHFsë, bën një analizë të thelluar të zgjedhjeve në këtë institucion. Ai vë në dukje disa nga shkaqet që e penguan Bashkim Finon të fitonte ndaj Dukës.

Deklarata e Prodanit

Zoti Fino gaboi kur e konsideroi fushatën për kreun e FSHF-së si një konkurrencë programesh. Ai e pa veten si një kandidat alternativ ndaj një drejtuesi në pushtet, të cilit lehtë- sisht mund t’i ngarkohen përgjegjësi për shumë nga problemet që kalon futbolli sot. Në të vërtetë nuk ishte kështu.

Për kreun e FSHF-së nuk përplasen programet, por tarafet. Nuk konkurrojnë cilësitë individuale, por përfitimet materiale të lobuesve. Nuk votojnë klubet anëtare, por persona, interesat e të cilëve shpesh s’kanë të bëjnë fare me ta. Zoti Fino nuk e dinte se po hynte në një garë ku kundërshtari kishte edhe gurin edhe arrën. Ai nuk e merrte me mend se, lista e votuesve do t’i jepej vetëm pasi atë ta kishte përpunuar kundërshtari.

Zoti Fino u çudit pa masë kur kuptoi se, statuti dhe rregulloret e FSHF-së janë një kurth për ata që guxojnë të sfidojnë kreun ekzistues. Se, ne FSHF s’ke kujt t’i drejtohesh kur sheh se po të vjedhin, se atje të rrahin dhe s’të lënë të qash. Zoti Fino në fakt mundi të zhvillonte një përpjekje vetëm 20-25- ditore me pak mbështetës në dispozicion, ndërkohë që kundërshtari kishte një vit që përgatitej me tërë strukturat dhe “superstrukturat” e sistemit të FSHF-së.

Pjesën më të madhe të atyre pak ditëve, zoti Fino u detyrua ta kalojë më shumë duke u endur në “labirintet” pa fund të sistemit të ngritur nga kundërshtari i tij, se sa me punë për të bindur votuesit. Së fundi, zoti Fino nuk mund ta imagjinonte që të kishte aq vështirësi aksesi në media, shumë prej të cilave u vunë dukshëm në shërbim të kundërshtarit të tij. Pra, zoti Fino nuk mund të arrinte rezultat tjetër. Madje, në ato rrethana, ai arriti një rezultat shumë të mirë.


360grade.al


Opozitar? Apo të vdesësh në gjumë dhe nga shpresat e rreme…

Të tjera