» Meta: Në kuadrin e Samitit të ardhshëm për Ballkanin Perëndimor, deputetët britanikë do të vijojnë të kontribuojnë për ruajtjen e vëmendjes së Mbretërisë së Bashkuar ndaj Shqipërisë

Meta: Në kuadrin e Samitit të ardhshëm për Ballkanin Perëndimor, deputetët britanikë do të vijojnë të kontribuojnë për ruajtjen e vëmendjes së Mbretërisë së Bashkuar ndaj Shqipërisë

Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot grupin e deputetëve britanikë, anëtarë të Grupit të Unionit Ndërparlamentar dhe të Miqësisë Mbretëri e Bashkuar-Shqipëri.

Presidenti Meta vlerësoi partneritetin e fortë dhe tradicional midis dy vendeve dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar ka dhënë për konsolidimin e demokracisë dhe të zbatimit të ligjit në Shqipëri. Në mënyrë të veçantë Presidenti Meta vlerësoi rolin e deputetëve britanikë për promovimin e Shqipërisë, si dhe theksoi nevojën e nxitjes së mëtejshme të bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht të atij ekonomik e tregtar.

Presidenti Meta shprehu besimin se të rinjtë që kanë kryer studimet në Mbretërinë e Bashkuar do të integrohen më mirë në të gjitha nivelet e vendimmarrjes, që të shërbejnë si katalizatorë të bashkëpunimit më të thelluar dypalësh. Duke iu referuar bashkëpunimit për çështjet e sigurisë dhe sfidat e përbashkëta në këtë drejtim, Meta, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit më të ngushtë në drejtim të luftës kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të qenieve njerëzore në të ardhmen.

Presidenti shprehu gjithashtu besimin se, edhe në kuadrin e Samitit të ardhshëm të Londrës për Ballkanin Perëndimor, deputetët britanikë do të vijojnë të kontribuojnë për ruajtjen e vëmendjes së Mbretërisë së Bashkuar ndaj Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Deputetët britanikë e siguruan Presidentin Meta se Mbretëria e Bashkuar është shumë e angazhuar për ta forcuar bashkëpunimin me Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, si në aspektin dypalësh ashtu edhe në kuadër të NATO-s dhe BE-së.


360grade.al


Boll bëre sikur pastron nevojtoret e ministrave…

Të tjera