» EUROSIG Kosova, një ndër tatimpaguesit më të mëdhenj merr “Medalje Mirënjohjeje” nga Presidenti Thaçi

EUROSIG Kosova, një ndër tatimpaguesit më të mëdhenj merr “Medalje Mirënjohjeje” nga Presidenti Thaçi

Mes kompanive më të mëdha në Kosovë, që kontribuan në forcimin e shtetit në 10 vitet e Pavarësisë, është renditur dhe Kompania Eurosig. Në një aktivitet të organizuar nga Ora Ekonomike e Kosovës, më 13 shkurt në Prishtinë, EUROSIG Kosova, pjesë e EUROSIG Group, mori nga Presidenti Hashim Thaçi, “Medaljen e Mirënjohjes”, si një nga Kontribuesit dhe Tatimpaguesit më të mëdhenj dhe më të mire në vend. Çmimi u tërhoq nga Presidenti i EUROSIG Group, Z.Kadri Morinaj, i cili shprehu vlerësimin e tij për këtë aktivitet dhe falenderoi organizatorët dhe Presidentin Taçi për vlerësimin e bërë ndaj kompanisë së tij.

Në këtë aktivitet, Presidenti Hashim Thaçi, tha se, në dekadën e pare, shteti ka shënuar hapa të rëndësishëm në shumë fusha, në aspektin politik kombëtar e ndërkombëtar, për ekonomi, sport e kulturë. Thaçi falenderoi komanitë e mëdha për kontributin e dhënë në forcimin ekonomik të Kosovës.

Ndërsa ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi, me këtë rast tha se kjo ditë është emocionuese për të gjithë prodhuesit e Kosovës. Ai tha se tregu i gjithë Shqipërisë dhe Kosovës çdo ditë po fuqizohet, dhe ka një ide për një treg të përbashkët që duhet të ndodhë dhe është në rrugën e duhur.

Në këtë aktivitet të mbajtur në Prishtinë, presidenti Thaçi dhe disa ministra të fushës së ekonomisë në kabinetin e Qeverisë “Haradinaj” kanë ndarë mirënjohje për kompanitë më të suksesshme të vendit, ku ndër më të vlerësuarat ishte EUROSIG Kosova.



360grade.al


Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?

Të tjera