» Stabilizohet tregu i naftës, OPEC parashikon rritje prodhimi në 2018

Stabilizohet tregu i naftës, OPEC parashikon rritje prodhimi në 2018

Çmimet e naftës janë stabilizuar në sesionin e sotëm, pas fitimeve të konsiderueshme në sesionin e parë të javës. Rimëkëmbja e aksioneve globale dhe dobësimi i dollarit amerikan mbështetën çmimet gjatë së hënës. Ndërsa në sesionin e sotëm, nafta Bruto amerikane po tregtohet në 59.3 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 62.7 dollarë për fuçi.

Ndërkohë, rimëkëmbja e tregjeve në fillim të javës transmetoi një ton pozitiv edhe në tregun e naftës, shkruan scan.tv. Gjithsesi, analistët mendojnë se të dhënat mbi rezervat e naftës dhe mbi prodhimin do të jenë thelbësore për ecurinë e çmimeve, gjatë kësaj jave. Përsa i përket kërkesës, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës, OPEC, deklaroi se parashikon që kërkesa globale të rritet me 1.59 milionë fuçi në ditë, gjatë këtij viti, një përmirësim me 60 mijë fuçi krahasuar me vlerësimin e mëparshëm, për të prekur një total prej 98.6 milionë fuçi në ditë.

OPEC deklaroi gjithashtu se, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe prodhuesit e tjerë që nuk janë pjesë e organizatës do të rrisin prodhimin me 1.4 milionë fuçi në ditë, në rritje me 250 mijë fuçi, krahasuar me vlerësimin e muajit të kaluar. Për këtë arsye, OPEC vlerëson se, tregu i naftës do të shkojë drejt balancimit në fund të këtij viti.


360grade.al


Ndaje në
Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn
Ëndrra e pavërtetë e Kryeministrit dhe një qokë për Vuçiçin…

Të tjera