» Kumbaro përplaset live me artistët: Teatri do shembet. Derhemi: Nëse kaloni mbi trupat tanë

Kumbaro përplaset live me artistët: Teatri do shembet. Derhemi: Nëse kaloni mbi trupat tanë

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka qenë e ftuar mbreme në emisionin Top Show në Top Channel, ku është përballur me artistët. Ministrja u përplas ashpër me artistët Arben Derhemi, Altin Basha, Genc Fuga, Gëzim Kame dhe Robert Budina.

Aktori Arben Derhemi tha se trupa e artistëve nuk do të lejojë zhvendosjen e Teatrit Kombëtar. “Ne do të dalim nga ai Teatër kur të kaloni mbi trupat tanë” – tha ai. Ministrja Kumbaro iu përgjigj se nga një analizë e bërë për Teatrin Kombëtar është vënë re se ajo godinë e ndërtuar nga italianët nuk i përmbush sot asnjë nga kushtet.

“Raportet e inspektimeve që kemi bërë në Teatrin Kombëtar na çuan në konkluzionin se nuk ia vlen që në atë godinë të shpenzohet asnjë para për rikonstruksionin, sepse është një godinë shumë e vjetër, e ndërtuar për një periudhë të shkurtët kohore. Prandaj, vendosëm që në atë ambient të ndërtohet një sallë e re teatri, moderne dhe bashkëkohore, në të njëjtin vend ku është aktuali. Unë nuk kam dëgjuar asnjë histori kulle dhe nuk di nga kanë dalë këto histori. Pra, është diskutuar që qeveria dhe Bashkia e Tiranës, të parashikojnë në të njëjtin truall ku ndodhet sot Teatri Kombëtar, të ndërtohet një teatër i ri. Nuk ka ende një projekt dhe një afat konkret për ta bërë këtë, sepse jemi ende në diskutime dhe studime. Unë ju garantoj se ambienti i Teatrit Kombëtar do të jetë Teatër Kombëtar, pa kulla”, tha Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.


360grade.al


Opozitar? Apo të vdesësh në gjumë dhe nga shpresat e rreme…

Të tjera