» Shërbimi sekret: arsenali i Koresë së Veriut, kërcënim për SHBA-në

Shërbimi sekret: arsenali i Koresë së Veriut, kërcënim për SHBA-në

Programi bërthamor koreano-verior, përbën një kërcënim të qenësishëm për SHBA-të, paralajmëroi sot drejtori i Shërbimit sekret amerikan, Dan Coats.

“Duhet të kemi parasysh se jemi përballë një problemi të qenësishëm, praktikisht mjaft ekzistencial për SHBA”, pohoi Coats gjatë një seance dëgjimore në Kongres.

Është një kërcënim ekzistencial, mjaft i madh kundrejt SHBA-ve, por gjithashtu edhe i Koresë së Veriut.

Ora e vendimmarrjes për një kundërpërgjigje të mundshme ndaj këtij kërcënimi po afron, theksoi ai, i pyetur nga anëtarët e Komisionit të Shërbimit Sekret të Senatit.

Qëllimi ynë është arritja e një zgjidhjeje paqësore. Ne po ushtrojmë presion maksimal mbi Korenë e Veriut në mënyra të ndryshme.


360grade.al


Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?

Të tjera