» Tensionet Greqi-Turqi, ndërhyn SHBA: Ne…

Tensionet Greqi-Turqi, ndërhyn SHBA: Ne…

Incidenti i ri midis dy anijeve të rojës bregdetare turke dhe greke ka ndodhur në orët e para të së martës, pranë ishullit Imia të kontestuar nga Turqia. Anija turke UMUT ka goditur me pjesën e saj të përparme anijen greke Gavdos 090, me 27 persona të ekuipazhit në bord, duke i shkaktuar dëme.
Ky është incidenti i dytë brenda 25 ditëve të fundit që ka tensionuar më shumë marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Athinës.
Pas incidentit të fundit ka reaguar edhe SHBA. Departamenti Amerikan i Shtetit është përpjekur të mbajë një qëndrim neutral në këtë konflikt.

“E mësuam përmes lajmeve të medias për incidentin. Turqia dhe Greqia kanë vendosur kanalet diplomatike për të adresuar mosmarrëveshjet në Egje. Ne i nxisim të dyja palët që të marrin masat dhe ulin tensionet. SHBA mbështet sovranitetin e të vendeve të rajonit, përfshirë Greqinë dhe Turqinë”, tha një zëdhënës i DASH-it. /360grade.al



360grade.al


Halli i ri i KM-së me Greqinë dhe fondet sekrete

Të tjera