» Trondit ish-ministri: Iluminati ekziston, anëtarët po bëjnë triliona nga nafta dhe…

Trondit ish-ministri: Iluminati ekziston, anëtarët po bëjnë triliona nga nafta dhe…

Një deklaratë tronditëse e ish-ministrit kanadez të Mbrojtjes ka vënë në lëvizje mbarë botën dhe po komentohet pa fund në rrjetet sociale.

Paul Hellyer ka deklaruar publikisht se “Illuminati” është i vërtetë dhe po drejton fshehurazi botën, duke bërë “triliona” nga industria e naftës

94-vjeçari tha se anëtarët e saj të pasur vazhdojnë të bëjnë luftëra të panevojshme dhe të përqendrohen në fitime, në vend që të ndihmojnë planetin.

Ish-ministri besohet të jetë politikani më i lartë që ka mbështetur haptazi teorinë e Iluminatit.

Hellyer beson se grupi ka teknologjinë për të ndryshuar efektet e ndryshimeve klimatike, por nuk do ta bëjë këtë, pasi shumë nga anëtarët e saj janë milionerë të industrisë së naftës.

Iluminati thuhet se është një grup njerëzish të fuqishëm që shumë nga teoricienë të konspiracionit thonë se fshehurazi kontrollon ekonominë botërore.

Sipas Hellyer, shumë nga anëtarët e saj të pasur kanë investuar shumë në industrinë e naftës.


360grade.al


Halli i ri i KM-së me Greqinë dhe fondet sekrete

Të tjera