» VIDEO/ Debati për Ermal Metën ndan në dysh artistët: Po të ishte në Shqipëri do…

VIDEO/ Debati për Ermal Metën ndan në dysh artistët: Po të ishte në Shqipëri do…

Gjatë emisionit të sotëm 360 gradë në Ora News, është diskutuar edhe rasti i artistit shqiptar Ermal Meta, i cili triumfoi në Sanremo.

Të pyetur nga gazetari Artur Zheji se çfarë do të kishte ndodhur nëse Ermal Meta do të ishte në Shqipëri? Artistët kanë ndarë mendime të ndryshme.

Aktorët Ema Andrea dhe Bujar Asqeriu ndajnë mendimin se në vendin tonë artistët nuk janë të përkrahur, por më të mirët lihen në rrugë, ndërsa Ervin Çuli thotë se kjo është një specifikë tjetër.

Ema Andrea: Do ishte një artist si të gjithë artistët e talentuar, do mbetej në rrugë. Do ishte i pasigurt. Në Shqipëri, mos ishte respekti i publikut, aktorët nuk do ekzistonin.

Asqeriu: Këtu administrata nuk I thërret artistët t’I pyesë çfarë halli ke? Ermal Meta është rritur në rrethana të ngrohta artistike.

Çuli: Specifika e muzikës në këtë vend është më e zgjidhshme sesa arti skenik. Këngëtarët në Shqipëri e kanë kapur veten, janë në treg.


360grade.al


Ndaje në
Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn
Ëndrra e pavërtetë e Kryeministrit dhe një qokë për Vuçiçin…

Të tjera