» Aktori rrëfen në emision skenën e trishtë të Roland Trebickës (VIDEO)

Aktori rrëfen në emision skenën e trishtë të Roland Trebickës (VIDEO)

Aktori i njohur Bujar Asqeriu i ftuar në studion e “360Gradë” në Ora Neës  teksa hodhi akuza të forta lidhur me fondet për Teatrin Kombëtar, ka rrëfyer një skenë të trishtë.

Asqeriu kujtoji aktorin e madh Roland Trebicka, duke thënë se ai ishte i sëmurë me kancer në mushkri dhe nuk kishte ngrohje në teatër.

“Administrata jonë nuk ka respekt për artistët, nuk i thërret t’i pyesë se ç’hall kanë. Kurse Ermal Meta rritet në dashuri dhe ngrohtësi artistike. Ne dridhemi. I madhi Roland Trebicka ngrohte duart në filxhanin e çajit për shfaqjen e Ismail Qemalit, pasi nuk kishte ngrohje në teatër. Thirri: shpejt më sillni filmxhanin e çajit! Po dridhej, si sëmurë me kancer në mushkri”, tregoi aktori.


360grade.al


Ambrozia “vrasëse” nga Tepelena dhe me mbiemrin “Meta”

Të tjera