» PD: Ti hiqet amnistia nga vetingu gjyqtarëve e prokurorëve që…

PD: Ti hiqet amnistia nga vetingu gjyqtarëve e prokurorëve që…

Partia Socialiste ka refuzuar një propozim të opozitës për t’i hequr gjyqtarëve dhe prokurorëve mbrojtjen që u jep ligji i vettingut, nëse ata japin dorëheqjen.

Në këtë rast ligji i vettingut u siguron atyre  ndërprerjen e vettingut dhe mosndjekjen penale. Propozimin nga opozita e bëri Enkelejd Alibeaj në Këshillin e Legjislacionit, nisur nga disa raste dorëheqjesh së fundmi dhe debatin q? po i shoq?ron ato, nëse duhet apo jo t’u ndërpritet vettingu.

‘Unë mendoj që nuk është e këshillueshme që të ketë amnisti të tillë’,- u shpreh Alibeaj. Ai i propozoi Këshillit që t’i dërgojë një letër tre organeve të vettingut dhe ONM-së për t’i pyetur, nëse ligji i vettingut duhet ribërë, duke marrë në konsideratë edhe arsyetimin e Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje.

Por përfaqësuesja e Partisë Socialiste e refuzoi këtë propozim duke lënë në fuqi mbrojtjen nga ndjekja penale të çdo prokurori dhe gjyqtari që jep dorëheqjen dhe ndërpret vettingun.

Ligji i vettingut u miratua në menyrë të njëanshme nga Partia Socialiste dhe gjatë zbatimit të tij po qartësohet se ai mbron ata që dyshohet se nuk e kalojnë procesin e vettingut.

Këtë e përforcoi edhe Gjykata Kushtetuese, në vendimin e të cilës thuhet se “subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të japë dorëheqjen dhe në këtë rast procesi i rivlerësimit ndërpritet”.


360grade.al


Opozitar? Apo të vdesësh në gjumë dhe nga shpresat e rreme…

Të tjera