» Qeveri e majtë? Studentët protestojnë, Rama flet për hotelin me 5 yje

Qeveri e majtë? Studentët protestojnë, Rama flet për hotelin me 5 yje

Studentët po protestojnë kundër tarifave të larta universitare. Ata protestojnë kundër një qeverie të majtë që presupozohet që të jetë mbrotësja e tyre më e madhe.

Por ndërsa në njërën anë të qytetit studentët e revoltuar sa vinin e shtoheshin, në anën tjetër, Rama fliste për hotele me 5 yje.

Në kryeqytetin shqiptar është nënshkruar marrëveshja për të sjellë në Shqipëri kompaninë amerikane “Hyatt Hotels Corporation”, me seli në Chicago.

Rama theksoi se një hotel me 5 yje në Shqipëri sjell shumë përfitime për ekonominë shqiptare, qoftë me punësimin e stafit të tij, ashtu dhe me shpenzimet më të mëdha që do të bëjnë turistët kur gjejnë një shërbim dhe akomodim më të rehatshëm.

“Jemi i vetmi vend në rajon që nuk kemi ende një hotel me 5 yje, që janë elita e industrisë së turizmit. Tashmë jemi në nisje të një projekti gjigant për sjelljen e Hyatt, që do të lërë në harresë njëherë e mirë edhe lotët e atyre që u pikëlluan kur u largua Sheratoni. Në fakt, as ai nuk ishte një hotel i mirëfilltë me 5 yje, pavarësisht pretendimeve”, tha Rama.


360grade.al


Basha, pas Kuvendit, gati për zgjedhje të parakohshme?

Të tjera