» Adelina Ismaili shfaqet për herë të parë me djalin në televizion (FOTO)

Adelina Ismaili shfaqet për herë të parë me djalin në televizion (FOTO)

Këngëtarja Adelina Ismaili është rikthyer sërish në ekrane pas një shkëputje të gjatë të shtatzënisë dhe rritjes së djalit të saj Uliks.

Së fundmi në një intervistë për “Nin” tregoi se sa shumë i kanë munguar vendet shqipfolëse dhe shumë detaje të tjera nga jeta private dhe ajo artistike.

E veçanta e kësaj paraqitje televizive ishte se këngëtarja e njohur shqiptare për herë të parë doli në një intervistë me djalin e saj Uliksin, i cili tashmë është rritur.

Ajo tregoi edhe periudhën e vështirë që kaloi pas vdekjes së nënës:

“Kam kaluar një fazë ekstremisht të vështirë. Mami ka ndërruar jetë në prill, unë kam mbetur shtatzënë në korrik. Ka qenë një intensitet ekstrem i ndjenjave. Përballja me humbjen e njeriut më të madh në jetë, pastaj me jetën që po zhvillohet brenda teje… Në një anë ka qenë gëzim i tepruar, në tjetrën dhimbje e tepruar. Për herë të parë jam rrëzuar prej peshës së ndjenjave. Më dukej se një anë e imja po ngrihej lart, tjetra po fundosej”.


360grade.al


Ndaje në
Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn
Ëndrra e pavërtetë e Kryeministrit dhe një qokë për Vuçiçin…

Të tjera