» Femrat me gjoks të madh apo ato me gjoks të vogël? Ja kë zgjedhin meshkujt

Femrat me gjoks të madh apo ato me gjoks të vogël? Ja kë zgjedhin meshkujt

Psikologët Viren Sëami dhe Martin J. Tovee, kanë bërë dy eksperimente për të zbuluar se në ç’mënyrë statusi ekonomik i mashkullit ndikon në atë që a i preferon femrat me gjoks të vogël apo me gjoks më të madh.

Në eksperimentin e parë janë përfshirë 266 meshkuj. Secilit kandidat i janë treguar figura të animuara të femrave me madhësi të ndryshme të gjoksit. Ata pastaj i kanë vlerësuar nga një deri në pesë në bazë të nivelit të tërheqshmërisë së tipit të caktuar.

Ka rezultuar që meshkujt me status më të ulët socio-ekonomik konsiderojnë që gjoksi i madh është më tërheqës nga ata që kanë të ardhura të të larta.

Në eksperimentin e dytë dëshiruan të konstatojnë se a ndikon uria në atë se a janë më të prirë ndaj gjoksit të madh apo gjoksit të vogël femëror, duke pasur parasysh që gjoksi asociacion në lindjen dhe rritjen e fëmijës, transmeton Telegrafi.

Të uriturit dhe të ngopurit

Hulumtuesit kanë shfrytëzuar grupin e meshkujve të uritur dhe grupin e atyre të ngopur, të cilëve sërish u kanë treguar gjokse të ndryshme të animuara të femrave.

Meshkujt të cilët i kanë parë këto gjokse të animuara të cilët kanë qenë të uritur kanë qenë të ngazëlluar me gjokset e bujshme të femrave, për dallim nga ata të cilët ishin të ngopur dhe konsideronin që më joshëse janë gjokset e vogla.

Pra, nga këto eksperimente mund të konkludohet që gjokset e mëdha femërore i preferojnë meshkujt e uritur me të ardhura të ulëta, ndërsa gjokset e vogla i preferojnë meshkujt e ngopur me të ardhura më të larta.


360grade.al


Basha, pas Kuvendit, gati për zgjedhje të parakohshme?

Të tjera