» Marrëzia e Madhështisë dhe lufta e afërt Rama-Berisha-Meta

Marrëzia e Madhështisë dhe lufta e afërt Rama-Berisha-Meta

Përpos 1001 defekteve dhe mëkateve, titullarët e politikës dështake dhe bythake shqiptare, egoiste dhe grabitqare, ka kohë që vjen vërdallë edhe një sëmundje tjetër që ne duhet ta vuajmë: Marrëzia e Madhështisë.

E thënë ndryshe të vetëndjerit, se të matur me lavdet dhe gojoret e servilëve, ata, Komandantët e politikës vërtet janë Dikushi, edhe në Peshoren e Kohës, kjo pra dhe është sëmundja që do vijojë ndër të tjera, të sjellë shkatërrim të ri në Shqipni.

Një shkatërrim që ndoshta do të sjellë një ndryshim. Dhe kur punët janë kaq keq, çdo ndryshim, ndoshta është për mirë.

Nisur nga retorika e konfliktit më të fundit verbal në Kuvendin e Shqipërisë, duket se jemi veç në Hyrje, të këtij konflikti të ri: Rama kundër Berishës dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Me zhvillimet e fundit, kryeministri duket se e morri një pjesë të mirë të kontrollit të Reformës në Drejtësi. Tani ai dhe makineria e mirëpaguar e jurisprudencës qeveritare, do të ketë një pothuajse kontroll të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Këshillit të Lartë të Gjykatave. Dhe do të katapultojë aty, njerëzit e vet. Dukshëm në Prokurori dhe ndër Gjykata, ka filluar gara e “përshtatjes” me sundimin e ri, të sulltanit kryeministër.

Në mënyrë instiktive dhe të vetëdijshme, sistemi i Drejtësisë dhe pinjollët e saj, po vrapojnë të ofrojnë shërbimet e duhura, në interes të qeverisë dhe të luftës për pushtet absolut, që dhe është objektivi i sulltan-kryeministrit në këtë mandat të dytë.

Marrëzia e madhështisë pra, ka hyrë në pjekurinë e vetë të plotë.

Kryeministri po punon në mënyrë mjeshtërore për të siguruar mandatin e vet të tretë qeverisës, në mungesë të bilancit të rezultateve.

Për këtë ka nevojë për një Luftë.

Sigurisht një Luftë të jashtme Shqipëria s’mund ta bëjë, por një gjysmë lufte civile, do ta bënte me kënaqësi të paparë dhe plotësisht të sponsorizuar nga fqinjët.

Në një luftë të tillë të brendshme politike, fitimtari do ti merrte të gjitha.

Dhe sulltani kryeministër, i ka hyrë kësaj rruge.

Ndoshta vetëm Ed Halimi e ka kuptuar këtë dhe priret të forcojë zyrën e vet të Avokatisë.

Avokatët, në të vërtetë do bëhen në këtë periudhë trefish më të pasur. /360grade.al/


360grade.al


Ndaje në
Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn
Ëndrra e pavërtetë e Kryeministrit dhe një qokë për Vuçiçin…

Të tjera