» Lista e zonave/ Çmimet fiskale, shembujt sa do paguhet në Tiranë

Lista e zonave/ Çmimet fiskale, shembujt sa do paguhet në Tiranë

Drafti i qeverisë përcakton që për apartamentet e ndërtuara para vitit 1993, të cilat janë privatizuar me çmime simbolike dhe mbi to nuk është kryer asnjë transaksion, çmimi i vlerës të llogaritet sipas çmimeve fiskale të zonës, por duke zbritur vlerën 30 për qind.

qeveriarama mbledhje

“Panorama” boton tabelën zyrtare me vlerën e taksës që do të paguajnë shtëpitë e ndërtuara para ’93 dhe pas këtij viti, për çdo lagje dhe rrugicë në Tiranë për 11 zonat kadastrale.

Çdo qytetar, referuar çmimit fiskal të zonës ku banon, mund të kryejë vetë llogaritjet për vlerën e taksës që do të paguajë. Ky diferencim në vlerën 30 për qind do të jetë vetëm për apartamentet para 1993 të privatizuara, mbi të cilat nuk është kryer asnjë transaksion.

Për ta konkretizuar për qytetarët, në rast se një familje banon në zonën e ish-Bllokut, në një shtëpi 100 metra katrorë, ku çmimi fiskal është 190.000 m2 dhe korrespondon me zonën fiskale 5/1, do të paguajë 6650 lekë taksë në vit. Kjo taksë do të paguhet nëse shtëpia e privatizuar nuk është shitur apo blerë asnjëherë.

Në rast se për një apartament ekzistues është kryer një transaksion, pra, shitblerje, nuk do të ketë diferencim dhe taksa do të llogaritet mbi vlerën e transaksionit, që nuk mund të jetë nën çmimet fiskale.

shembujt

ZONA 1

1/1 Kinema “Ali Demi”, Fusha e Sportit, fshati Shkozë, Depo e Ujit

1/2 Poligrafiku, Shkoza, Autotraktorët, fshati Shkozë, LanaBregas, Linzë, Sauk

ZONA 2

2/1 Piramida, stadiumi “Qemal Stafa”

2/2 Pazari i Ri, 9-katëshet, shkolla “Avni Rustemi”

2/3 Ministria e Jashtme, Ambulanca nr.1, Bërryli

2/4 Shkolla e Baletit, Ambasada Amerikane

2/5 Qyteti “Studenti”, Fakulteti Ekonomik, Varrezat e Dëshmorëve, Sauk, Selitë

ZONA 3

3/1 Xhamllëku, Profarma, rruga “Bardhyl”, rruga “Kongresi i Manastirit”, Bulevardi “Zhan D’Ark”

3/2) Porcelani, IK V, Kinostudio, rruga “Hoxha Tahsim”, Lana e vjetër, fshati Linzë

ZONA 4

4/1 Kompleksi i spitaleve, SHIK, Oxhaku, Allias i ri, fshati Tufinë

4/2 Allias, rruga “Njazi Meka”, Bregu i Lumit, Alliasi i Ri, rruga “Myslym Keta” “5 Maji”

ZONA 5

5/1 Ish–Blloku, Libri Universitar, Vodafone

5/2 Stadiumi “Selman Stermasi”, Shushica, Liqeni Artificial

5/3 Kopshti Botanik, rruga “Komuna e Parisit” Liqeni artificial

5/4 Hotel “Diplomat”, blloku “Vasil Shanto”, Selitë e Vogël

ZONA 6 Shkolla Teknologjike, Kombinati, Vaqar, Selitë, Yzberisht, Sharrë

ZONA 7

7/1 Rr. Gjykata e rrethit, Ish-Ekspozita “Shqipëria Sot”

7/2 Blloku i Ambasadave, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit

7/3 NSHRAK, parku i Ministrisë së Brendshme, Fabrika e bukës

7/4 Unaza e Re, Fabrika e Miellit, ish-Fusha e Aviacionit, Yzberisht

ZONA 8

8/1 Selvia, gjimnazi “Partizani” rruga “Tafajt”

8/2 Medreseja, farmacia nr.10, Tregu Industrial

8/3 Tregu Industrial, fabrika “Ajka”, uzina “Dinamo”, Bregu i Lumit

ZONA 9

9/1 Bar Piazza, Blloku përgjatë “Zogu I”, Rruga e Barrikadave, rruga “Fortuzi”, “Sulejman Pasha” deri te “Mine Peza”

9/2 Stacioni i trenit, Arkiva e Përgjithshme, Hipoteka, Politeknikumi

9/3 “Don Bosko”, Fabrika e Këpucëve, Bregu i Lumit, Politeknikumi, rruga “Siri Kodra”

ZONA 10

10/1 PTT, Telekomi, ish-Lidhja e Shkrimtarëve

10/2 Rruga “Myslym Shyri”, Drejtoria e Policisë, Kisha katolike

10/3 Blloku i Ambasadave, Prokuroria, Rruga e Durrësit

ZONA 11

11/1 Zogu i Zi, ish-Shkolla e Partisë

11/2 Ferluti, ish-Uzina Tirana, FIAT, Zbritja drejt Laprakës

11/3 Laprakë, Drejtoria e Doganave, Spitali Ushtarak, Bregu i lumit, Fushë Mëzes, Don Bosko


360grade.al


Ndaje në
Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn
Ëndrra e pavërtetë e Kryeministrit dhe një qokë për Vuçiçin…

Të tjera