» Deputeti i rrahur nga Arben Ndoka/ Komenton: Çuko, e ktheu burgun në dispeçerinë e trafiqeve

Deputeti i rrahur nga Arben Ndoka/ Komenton: Çuko, e ktheu burgun në dispeçerinë e trafiqeve

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, ka reaguar pas arrestimit të dy ish-deputetëve socialistë, njëri prej të cilëve e rrahu në ambientet e Kuvendit.

Në një postim në rrjetet sociale, Strazimiri shkruan “Keqardhje për Arben Çukon”?????? Pse? Se e ktheu burgun në dispeçerinë e trafiqeve duke u marrë pare trafikantëve të burgosur për t’u futur celularet që të vazhdonin trafiqet nga burgu?
Kjo është “ana e DREJTËSIË”?
E vërteta është që pasi ka marrë vesh se ia kanë kapur, e shkarkoi që të arrestohet nga “jashtë familjes sonë te madhe” … njësoj si Saimir Tahiri vetëm se ky është i sakrifikueshëm!!!!!
Të shohim ç’do të thotë për koordinatorin e PS Lezhë, Arben Ndokën, që mesa duket i ka ndodhur një “lapsus adoleshencial” tjetër…”, shkruan Strazimiri.

Kujtojmë këtu se ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ndoka disa vite më parë ka goditur ish-kolegun e Partisë Demokratike, me grusht. Në pamjet e publikuara në atë kohë, duket ish-deputeti Ndoka, i cili e godet në fytyrë Strazimirin.


360grade.al


Pse o Ramë, Shqiponja në hyrje të Tiranës të duket vulgare? Ke kandiduar për stilist të Kombit?

Të tjera